Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Isa Mustafa kushtëzon Albin Kurtin: Ose prano koalicionin, ose gjej zgjidhje tjetër

Kryetari i LDK, Isa Mustafa nuk i ka dhënë shumë zgjidhje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në një inervistë për mediat kosovare, Mustafa ka deklaruar se Kurti ka dy rrugë: ose të pranojë koalicionin, ose të gjejë një zgjidhje tjetër.

“A do të ketë takim apo jo varet se sa do të jetë gatishmëria për të bërë marrëveshje, unë nuk jam që të ketë takime sa për t’u takur, por atë që të ketë takim që ta lidhim marrëveshjen. Për gjëra tjera jemi shprehur qartë në organet tona. Ne kemi pas opsion këtë koalicion dhe mbesim pranë këtij koalicioni, nëse bëhet mirë, nëse jo Vetëvendosje duhet te gjejë zgjidhje tjetër”, ka theksuar Isa Mustafa.

Kujtojmë që sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i kërkoi Albin Kurtit që të pranojë mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai shtoi se ka në plan ta mandatojë fituesin e zgjedhjeve edhe nëse nuk i shkon emri në Presidencë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *