Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Para Vuçiç-it, të takohemi mes veti”, Isa Mustafa: S’ka të bëjë me Thaçin e Hotin por me Kosovën, delegacioni u përgjysmua në aeroplan

Kreu u Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me anulimin e takimit jnga ana e përfaqësuesve të Kosovës në Uashtingotn, teksa ka sqaruar se në partinë e drejtuar prej tij nuk ka pasur konfuzion se a duhet të shkojë Avdullah Hoti në Shtëpibnë e Bardhë.

Sipas Mustafës, delegacioni i Kosovës ishte nisur me vullnet të mirë, ndërsa u nda përgjysmë në aeroplan. Ai ka kritikuar zërat që thonë e Hoti mund të udhëhiqte delegacionin duke thënë se nuk është çështje liderash por ka të bëjë me shtetin e Kosovës.

“Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme”, shkruan ndër të tjera Mustafa.

Reagimi i plotë: Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Ëashington apo jo.
LDK beson fuqishëm në SHBA-të. Për ne Ëashington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan. Në Ëashington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit.

Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale. Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë. Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje. IM

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *