Aktori i humorit Florjan Binaj njihet për batutat e tij dhe postimi më i fundit në Instagram përshkohet gjithashtu nga sensi i humorit dhe nota ironike.
“Antistres dhe antinoyz.. nuk ka si gjelbërimi në shtëpi”, shkruan Binaj bashkangjitur fotos ku ka fotografuar një gjethe. Mund të konsiderohet ky si një mesazh për dy reperët kundërshtarë të njëri-tjetrit dhe që janë përfolur së fundmi për përdorim armësh.
Kujtojmë se gjatë pasdites së djeshme, edhe reperi Noizy përfundoi në polici pasi qëlloi me armë. (XH.A/SHUPLAKA)