Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ke marrë lekë”, inxhinieri Meçe akuza aktivistit, i kthehet Kalaja: Këto janë idiotësi, mati mirë fjalët

Menaxhimi i krizës së shkaktuar nga tërmeti përplasi në debate aktivistin Aulon Kalaja dhe inxhinierin Arben Meçe në studion e “360 Gradë” në RTV Ora.

Debati shkoi deri në akuza personale.

Arben Meçe: Sipas të dhënave që më ka thënë një në rrugë mua kur vajta në Bubq,  më tha ç’është ky person që na kërkonte lekë ne në emër të ndihmës! Organizimi i shoqërisë civile në Shqipëri ka një strukturë, Kryq të Kuq, Hënë të Kuqe, 4 Fondacione, ti do të jesh.Nuk ke të drejtë të rrëzosh këtë sistem.

Aulon Kalaja: Sistemi dhe qeveria janë të kalbura. Unë e them se unë jam në terren, nuk jam si ti. Kam 14 ditë. Lëri këto budalliqe se nuk i ha kush, janë idiotësira. Nuk po hedh poshtë askënd, dua të bashkëpunoj me të gjithë, Kryqi i Kuq ka ardhur te unë dhe ka sjellë ndihma. Nuk di gjë ti.Mati mirë fjalët kur të flasësh për mua.Sa herë ke ardh në Bubq?

Arben Meçe: 4-5 herë po nuk shpërndaj makarona, vetëm ti. Nuk ke pse u gatuan ti. Bubqi është 1/1000 e dëmit në Shqipëri.

Aulon Kalaja: Sa shtëpi janë dëmtuar në Bubq? Nëse ti nuk përgjigjesh me shifra konkrete mos bëj më debat më me mua në studio.

Arben Meçe: 3000 shtëpi të dëmtuara në Shijak.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *