AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Inxhinierë apo fallxhorë

Nga Artan Fuga

Uaaauaaaaaa : Përplaset pllaka afrikane me ate europiane – thonë!  Vërtetoje mo!

Pupupu : Janë gjashtë pllaka që përplasen – thonë : Mirë hajde lozim me peta! Ku e ke gjetur mo në fletoren e leksioneve që profesori para 50 vjetesh i ka kopjuar në Leningrad moooo!

Ne duam të dimë pse lëkundet Gjiri i Lalsit, Hamallaj; Bubqi, ky na thotë jo Afrika, jo Europa. Po pse mo te kjo pllaka europiane nuk gjeti të përplasej andej nga Berlini, Stokholmi, Madridi, po shkon e përplaset në Bubq mooooo!

Kjo pllaka afrikane këtu e gjeti të përplaset, në Hamallaj mo, nuk kishte vend andej nga Saharaja, apo në Abixhan, apo në Adisabebë?

Nuk parashikohen tërmetet thotë. Po japim parashikim e kohës për ditën e nesërme. A kupton gjë nga modelimet prediktive o gomar?

Pse e parashikon dot bir kurve se kur vjen autobuzi nga Kamza, apo autobuzi nga QUT? Dilni nga shtëpitë e dëmtuara – thotë – por mos dilni nga të padëmtuarat!

Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuriiii! Po ku e di unë nëse është dëmtuar ose jo banesa ime, eeeeeeeej, ka dëmtime të padukshme. Of, of, of. Lëvizjet vinë gjithmonë duke u shuar!!!!

Cfarë more cfarë! Hapa dollapa kush është prapaaaaaa! Po pse budallenj jemi të na mësosh qe nuk ka perpetum mobile o derëziiiiii! Po na vërteto që këto lëkundjet janë të atij termetit që mbaroi apo janë lëkundje të nje vatre të re! O njeriiiiii!

Cdo tërmet – thotë – bie tre herë. Uaaaaa, e treta e vërteta hë! Por tre herë që e ndjejmë ne apo tre herë që bie ai? Eshtë arapi i zi këtu, tre herë kena me ardhë me e kërku!!!

Këto që po ndodhin – thonë – janë lëkundje post-sizmike ! Uauauauauaua! Idiotësia shkencore në kulm. Po cdo ngjarje që ndodh pas një ngjarjeje tjetër vjen më vonë në kohë, vjen pas asaj. Kjo është shkenca jote o debil!

Shqipëria ka hyrë në një periudhë aktiviteti sizmik!!! Uaaaaaaaaaaaa! Mos kam gjë edhe temperaturë? Kur marr frymë kam hyrë në një periudhë frymëmarrjeje. Kur martohem kam hyrë në një periudhë seksuale matrimoniale. Kur hyn vera kemi hyrë në stinën e verës! Hajde tautologji, hajde.

Na u fikën dritat thotë – nuk e matëm dot magnitudën sepse ra sigureça. Hohoho. Na mo doni këtë termostatin tim, a si quhet, këtë baterinë time ta mbani gati. Ju jeni për te shtatë penxheret moooooooo! Pse çfarë prisni që kur bie tërmet mos ketë ndërprerje energjieeeeee! A ju raftë ajo që nuk thuhet o parazitër.

Kur bie tërmet mos lëvizni – thotë! Mbeta gjithë ditën hijeveeeeee! Sepse rrëshket shapka prej plastiku nëpër pllakat sizmike. Më fal në pllakat e nevojtores të lagur! Shkencë është kjo moooooo! Po kur të lëviz? Kur të mbaroj tërmeti!!! Ahahahaha! Ku e ka shkruajtur more aman shkenca e sismologjisë këtë që pikërisht atëhere duke dalë tjergulla e komshiut nuk do të më bjerë në kokë.

O këta kanë cof të gjithë!
O këta janë të gjithë për në Akademinë e Shkencave a për çmim Nobel!
O gazetarë mos u tallni me ata.
Lërini mo rehat, se na bëjnë fallxhorin, mitomanin, psikologun, në vend të inxhinjerit.
Lërini mo të qetë se u pa puna e tyre, nuk dinë më gjë prej gjëje.
Më mirë shkoni te zonja Rukije t’ju hedhi fall mo.

 

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *