AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Intervista/ Si Japonia ia ka dalë të ketë një numër të ulët të të prekurve me Covid? Flet ambasadori Makoto Ito: Masat që ka marrë qeveria, nuk ka izolim të vendit

Pavarësisht numrit të madh të popullsisë, Japonia ia ka dalë derimë tani të ketë një numër shumë të ulët të prekurish dhe viktimash nga COVID 19, në krahasim me vendet e tjera të  botës.

Në një intervistë të dhënë për gazetaren e Fax News Mirilda Tili, ambasadori i Japonisë, Makoto Ito ka treguar dhe arsyet pse sipas tij në Japoni derimë tani ka një numër të ulët të prekurish.

Makoto Ito u shpreh se pavarësisht se në Japoni nuk ka masa drastike, vetë qytetarët i respektojnë maksimalisht distancat dhe masat e higjenës ndërkohë që dhe në kushte normale ata mbajnë maska, kur janë me grip për të parandaluar shpërndarjen e baktereve dhe viruseve.

Ambasadori shpjegoi se për momentin shkollat janë të mbyllura në Japoni, dhe është parashikuar që të shtyhet rifilimi i vitit akademik që përkon me muajin Prill.

Po ashtu Makoto Ito tha se janë marrë të gjitha masat se edhe nëse nis shkolla në Prill, fëmijëve tiu matet temperatura në hyrje të shkollës, si dhe të gjithë klasat të jenë të paisura me dizinfektantë dhe me masa të tjera mbrojtëse.

“Në Japoni ka 1 mijë e 200 të prekur dhe 40 viktima derimë tani, një numër që paraqitet i vogël, por nuk dihet si do të vijojë. Qeveria i ka marrë të gjitha masat që qytetarët japonezë të dalin jashtë vendit pa arsye, dhe të gjithë turistët dhe shtetasit që vijnë nga jashtë futen në karantinë të detyrueshme. Po ashtu janë shmangur dhe grumbullimet e njerëzve.

Të gjitha aktivitetet po zhvillohen normalisht, por pak njerëz dalin jashtë, qendrojnë me dëshirën e tyre në shtëpi, për të shmangur infektimin. Derimë tani biznesi po vijon normalisht aktivitetin, ju përmendët shkollat, dhe nëse ato hapen, janë marrë masat që fëmijëve t’iu matet temperatura dhe të qendrojnë me maska gjatë mësimit. Ne mbajmë maskë edhe gjatë gripit të zakonshëm, për të mos infektuar të tjerët, ndoshta kjo ka ndikuar dhe në këtë situatë”, u shpreh mes të tjerave ambasadori.

Ndërkohë që lidhur me punën për vaksinën e re ambasadori tha se qeveria ka dhënë rreth 150 milionë dollarë për kompanitë farmaceutike. Po ashtu ai foli dhe për dy medikamentet që po përdoren për kurimin e Covid19.

“Nëse nuk gabohem njëri nga medikamentet është për grpin dhe tjetri për Hiv Aids, medikamentet janë duke u diskutuar nga qeveria, në Kinë ato kanë dhënë efekte, dhe mund të shihet mundësia e përdorimit në masë. Dua të përmend që kompanitë farmaceutike japoneze janë duke punuar për një vaksinë të re, me ndihmën e qeverisë, dhe bashkëpunimin me OBSH-në“, u shpreh Makoto Ito.

(E.K/Faxweb.al)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *