Deputet i ri i Partisë Demokratike Lefter Maliqi do të zhvillojë këtë të enjte një interpelancë ditën e nesërme me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Lajmin e ka bërë me dije vetë Maliqi përmes një statusi në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare do diskutojë dhe për vettingun në polici.
Maliqi është një nga deputetët e rinj të Parlamentit hyrë nga listat e Partisë Demokratike, i cili pavarësisht përplasjeve me kreun e Partisë Demokratike, herë pas here ka surprizuar duke dënuar dhunën e përdorur nga policia ndaj protestuesve gjatë protestave të PD-së.
Postimi i plotë i Maliqit:
Te nderuar miq sidomos kolegë të Policisë se Shtetit dhe Policisë dhe Administrates së burgjeve ju ftoj diten e Enjte dt 16 ora 10 ne Parlament të me ndiqni në Interpelancë me Ministren e Drejtësisë ,dhe si anëtar i komisionit te sigurise kombëtare do diskutoj dhe për vetingun ne Polici ne dy fjalimet e mia vetën ne mbrojtje të interesave tuaja dhe në sherbim të sigurise kombëtare dhe te ardhmes Europiane.Cdo suprizë është ne mbeshtetjen tuaj dhe vetem per ju.