Laboratori Intermedica njihet nga Ministria e Shëndetësisë si laboratori jopublik për kryerjen e testit molekular RT-PCR (TAMPON) për Covid-19 për nevoja administrative.
Kitet që do të përdoren për këtë testim janë të kompanise Gjermane Euroimmun , të cilat kanë si certificatë Europiane CE , ashtu dhe certifikatë amerikane FDA.
Me këtë njohje kompletohet gama e testimeve për koronavirusin SARS-CoV-2 si me tamponin, i cili analizon prezencën aktuale ose jo të virusit, si dhe me serologjinë ( antitrupat IgG) për të analizuar përgjigjen imune të organizmit, nëse është prekur ose jo nga virusi.
Analizimi serologjik kryhet pranë cdo filiali të laboratorit, kurse testi RT-PCR ( tamponi) do të kryhet vetëm pranë aneksit të laboratorit qëndror pranë Hipotekës, rruga Jordan Misja, i cili është përgatitur enkas për këtë testim, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Cmimi i testit RT-PCR ( tamponi) është 12.000 lek ndërsa përgjigja e tij vjen brenda 24 orëve. Cmimi i serologjisë është 4.000 lek dhe po ashtu përgjigja brenda 24 orëve. Orari i punës i laboratorit është cdo ditë 07.00 -20.00 dhe të shtunën 07.00-17.00’
Për cdo informacion, Intermedica ka lënë numrin e kontaktit: 042 200 600