Ndërkohë që sa vjen e shtohet diskutimi mbi rriskun që vendi ynë të preket nga epidemia e koronavirusit, interesi ka qenë të informohemi lidhur me masat parandaluese, mbrojtëse por edhe se si duhet të sillemi.
Në Itali deri më tani fatkeqësisht kanë humbur betejën me virusin 3 persona, ndërsa mediat e shtetit fqinj flasin për mbi 150 të tjerë që po trajtohen pasi janë prekur nga epidemia.
Njëra nga gjërat që këshillohet të përdoret në situata të tilla janë maskat prej karboni ndërsa ne u interesuam në disa nga farmacitë e kryeqytetit.
Në dy prej tyre dispononin vetëm maska kirurgjikale të thjeshta që na është dashur të ndeshemi në përditshmëri kryesisht nëpër spitale dhe që mbahen nga mjekët dhe infermierët. Ato kanë një çmim të përafërt me 30 lekë të reja, ndërsa për maska të posaçme ndaj viruseve të forta dhe me rrezikshmëri të lartë, diku nuk kishte informacion fare, diku thuhej se do të furnizoheshin por që kushtonin shumë e diku ndeshëm në opinione se ‘nuk ka rrezik Shqipëria, problemin e kanë italianët’.
Më poshtë tre nga interesimet në farmacitë e Tiranës:
Farmacia 1:
– Si jeni?
– Farmacistja: Mirë, juve?
– Çfarë maskash keni?
– Farmacistja: Të thjeshta
– Nuk keni me karbon siç rekomandohet?
– Farmacistja: Jo nuk kemi, janë maska profesionale që kushtojnë 300 lekë copa ato
– Diçka e tillë, le që kjo nuk ka efekt fare, i bie ta marr kot për këtë gjënë që flitet (koronavirusin)
– Farmacistja: Për këtë gjënë që flitet? Me sa di unë nuk është alarmante në Shqipëri, është në Itali jo në Shqipëri
– Italia aty është, në Vlorë
Farmacia 2:
– Përshëndetje, maska keni?
– Farmacistja: Po
– Kirurgjikale?
– Farmacistja: Kirurgjikale
– Sa kushton ajo?
– Farmacistja: 30 lekë
– I dua për këtë virusin që flitet, këto janë për kontakte të zakonshme me pacientin
– Farmacistja: Se di, duhet të interesohem, pse nuk janë si këto?
– Jo, janë më rezistence, materiale plastike me sa di
(Ngre supet)
– Do me japësh një si kjo?
– Farmacistja: Po
Farmacia 3:
– Përshëntetje!
– Farmacistja: Përshëndetje!
– Më jep një paracetamol… maska keni?
– Farmacistja: Jo
– As kirurgjikale?
– Farmacistja: Jo, asnjë lloj, do i porosisim nesër por janë të shtrenjta
– Po përhapet ky paniku, këshillojnë ti vendosim
– Farmacistja: Nuk i kemi marrë se ishin të shtrenjta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)