Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se është kundër nismës “Open Balkan” duke e cilësuar atë si një projekt kërcënues dhe ndarëz për Kosovën.
“Nuk do hezitojë kurrë pa mbrojtur interesat e shqiptarëve nga kushdo që ato mund të mos përfillen. Ne kemi mbajtur qëndrimet më të prera ndaj aleancës trilaterale, Beograd-Shkup-Tiranë e cila është një aleancë përçarëse në rajon dhe që kërcënon interesin kombëtar me izolimin që përpiqet t’i bëjnë Kosovës. Partia Demokratike e thekson se vendimet do të merren nga anëtarët dhe mbështetësit e saj. Vendimet për Shqipërinë do të merren në Tiranë nga shqiptarët. Ndonëse konstatojmë se Edi Rama është i gatshëm të marrë vendime të caktuara nga kushdo jashtë këtij vendi vetëm që të shtyjë sa më shumë qëndrimin e tij në pushtet“, tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha tha se është nevojë emergjente mbrojtja e interesave kombëtare të Shqipërisë.
“Të bëjmë gjithçka që të mbrojmë interesat kombëtare, të cilat janë sot më të kërcënuara se kurrë më parë” , tha ajo.