Nemanja Matic i Manchester United ka tërhequr vëmendjen e skuadrave elitare italiane.
Sipas një raporti të Daily Star mesfushori defensiv është në radarët e Juventus, Inter dhe Milan.
Kontrata e serbit shtatlartë skadon në fund të sezonit dhe tre klubet po luftojnë për ta siguruar lojtarin me parametra zero.
Ai është kthyer në një lojtar i padëshirueshëm në Old Trafford dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer i ka dhënë shumë pak minuta.