Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Inteligjenca Artificiale: Koreja e Jugut tani ka një “spikere të lajmeve”, e aftë të punojë 24 orë në 7 ditë, pa ndërprerë

Një studim i fundit zbuloi se më shumë se 85 milionë vende pune nga njerëzit do të jenë të tepërta në pesë vitet e ardhshme për shkak të automatizimit. Dhe ky parashikim duket i vështirë për tu mohuar, nëse kemi parasysh edhe një lajm të fundit.

Siç bëhet e ditur nga disa media të huaja, edhe puna e një spikeri lajmesh është automatizuar në Korenë e Jugut tani. Sipas Korea JoongAng Daily, kanali kabllor i Koresë së Jugut MBN u bë transmetuesi i parë në vend që raportoi lajmet me përdorimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (AI).

MBN e ka kthyer spikeren e lajmeve Kim Ju-ha në një entitet AI që është plotësisht i kontrollueshëm nga kompania.

Siç bëhet e ditur, spikerja virtuale e lajmeve – e dubluar si AI Kim – është pothuajse identike me homologen e saj njerëzor, si për nga pamja, nuanca dhe tingulli i zërit të saj.

Madje edhe lëvizjet e zakonshme të Kim me stilolapsin gjatë raportimit dhe gjeste të tjera të vogla janë imituar për të arritur përsosmërinë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *