Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Instagrami merr masat e rrepta, “influencuesit” nuk mund të fitojnë më para pa i deklaruar

Instagrami do të marrë masa të rrepta për të goditur reklamat e fshehura nga “influencuesit” në rrjetin social që paguhen për të promovuar një produkt me fotografi apo video në llogarinë e tyre.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve i Britanisë (CMA) ka bërë këtë deklaratë duke iu referuar influencuesve me mijëra ndjekës që mund të fitojnë tarifa të mëdha nga kompani të ndryshme.

“Njerëzit do e kenë shumë të vështirë që të postojnë një reklamë në Instagram pa e etiketuar atë si të tillë,” tha CMA në një deklaratë. Ky reagim i ashpër vjen pasi janë hetuar disa influencues dhe nuk e kanë sqaruar nëse janë paguar për produktin apo jo.

Ndikuesit do të duhet të konfirmojnë dhe zbulojnë nëse kanë marrë përfitim financiar për të promovuar një produkt ose shërbim. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *