Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Inskenonin rrëmbime për të përfituar para, arrestohen 3 persona në Itali, mes tyre dy shqiptarë (Emrat)

3 persona janë arrestuar nga ana e Policisë në Itali, pasi dyshohet se inskenonin rrëmbime me qëllim që të përfitonin para. Mediat italiane raportojnë se 2 prej 3 të arrestuarve janë shtetas shqiptar.

Italiani Alberto Zannini dhe shqiptarët Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj përfunduan në pranga në akuzën e bashkëpunimit në rrëmbim për qëllim të terrorizmit.

Sipas hetimeve të prokurorisë të tre i propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim. Një nga këta tani nën hetim është Alessandro Sandrini, sipërmarrësi nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019. Një tjetër sipërmarrës nga Brescia, i cili nuk u paraqit në aeroporti në minutën e fundit, është identifikuar po ashtu. Në hetimi citohet gjithashtu çështja e Sergio Zannoti.

Sandrini dhe Zanotti u transferuan më pas në Siri dhe iu dorëzuan një grupi xhihadist të lidhur me Al Kaidën. Të tre të arrestuarit vepronin në Itali, Turqi dhe Siri. Të akuzuarit I kishin propozuar Sandrinit të shkonte në Turqi “në mënyrë që të simulonte një rrëmbim “por sapo arritën atje ata e privuan atë” nga liria e tij personale “dhe më pas e sollën ” kundër vullnetit të tij në Siri, ku ia dorëzuan atë Partisë Islamike Turkestan, një grup në lidhje me Al Kaedën “, siç thuhet në aktakuzë.

Sipas një dëshmie të Prokurorit Publik të Romës, Alessandro Sandrini ” planifikonte të bënte shumë para me rrëmbimin e rremë”, shuma të cilat mund të shkonin deri në 100 mijë euro.  Si pjesë e hetimit kundër bandës, pati hetime edhe në Gjermani dhe Itali.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.