Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk ia uroj as armikut më të keq”, infermierja publikon fotografinë pas orëve rraskapitëse në punë

Një infermiere që shërben në kujdesin intensiv në një spital Covid në Tennesse ka frymëzuar shumë punonjës të tjerë duke publikuar fotografinë e vetes pas një dite rraskapitëse në punë.  Të dielën, Kathryn, e cila kërkoi të mos bëhej publik mbiemri i saj për shkak të shqetësimeve të ngacmimeve, publikoi dy fotografi të saj në Twitter.

Në fotografinë e parë, e cila u bë në mes të Prillit, menjëherë pasi mbaroi shkollën e infermierisë, Kathryn u shfaq me fytyrë të freskët dhe e qeshur ndërsa pozonte për kamerën.

Në të dytën, e cila u realizua të shtunën në punë, Kathryn duket e buzëqeshur me rrathë të fryrë poshtë syve dhe shenjat e dukshme të maskës në faqet e saj.

Të dyja fotografitë tani janë bërë virale, ndërsa postimi ka marrë mbi 850,000 pëlqime dhe 78,000 retweets. Bashkë me fotot, infermieria i bëri thirrje publikut të merrte seriozisht pandeminë, duke paralajmëruar se nuk do t’ia uronte virusin “as armikut të saj më të keq”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *