Janë konfirmuar edhe 3 raste të reja në Elbasan të infektuar me COVID-19. Nga 22 monstrat e dërguara dje kanë rezultuar pozitive 3 prej tyre, të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarin e mëparshëm.
Mësohet se 3 të infektuarit janë zinxhiri i kontakteve të restorantit ku pronari rezultoi me koronavirus së bashku me bashkëshorten.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se janë infektuar bashkëshortja e pronarit të restorantit, djali i xhaxhait të tij dhe një e moshuar po pjesë e familjes.