Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj ka reaguar pas incidentit të sikletshëm të ndodhur këtë të premte në Bajram Curri ku paparitur në takimin e tij me qytetarët një dron me flamurin e PD-së u shfaq mbi të.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se e vërteta është krej ndryshe pasi shfaqja e ndronit nuk kishte prishur takimin e tij.
Petrit Malaj:
Kjo është përgjigjia ime, ndaj provokimit të sotëm, dhe gjithë “portaleve” dhe personave dezinformues, të cilët kanë për qëllim vetëm të gënjejnë qytetarët Tropojan dhe mbarë Shqipërinë, duke nxjerrë pamjet e sotme të pjesshme dhe pa zë. Ky takim, jo vetëm që nuk u ndikua nga disa çapaçul, por ishte një organizim madhështor nga të rinjtë tropojan me vizion të ri, larg nga e vjetra dhe me sytë nga e ardhmja e tyre, duke lënë pas, militantizmat dhe tifozllëkun e verbër politik!
“I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hap krahët dhe fillon të fluturoj lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit. Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për ti hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë”.
Në 25 prill, Tropoja do të japë sinjalin e pritur për 30 vite!
(R.G/Faxweb.al)