Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Imzot George Frendo reagon pas qëndrimit të Turqisë për “Shën Sofinë”: Nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës

Imzot George Frendo ka reaguar pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si muze, duke theksuar se akti i Presidentit të Turqisë, Erdogan nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Frendo thotë se një vendim të tillë e kanë ndëshkuar shumë autoritet të tjera fetare e kulturore si dhe e kanë dënuar këtë duke shprehur keqardhjen e tyre.

“Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve”, thotë ndër të tjera Imzot Frendos.

Reagimi i plotë: Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *