01:50 | 27/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Imunologu Sulçebe: Ja kur duhet ta presim valën e dytë të Covid-19

10:31 | 11/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prof. Genc Sulcebe: Pse nuk duhet të kemi frikë nga Covid-19

Imunologu Genc Sulçebe, në një lidhje direkte me “Dita jonë”, u shpreh se është normale që viruse të tilla si koronavirusi i ri të kenë një valë të dytë. Në lidhje me valën e dytë të Covid-19 në vendin tonë, Sulçebe tha: “Këto viruse rikthehen. Në vendin tonë zakonisht rikthehen nga nëntori. Unë mendoj se deri në nëntor nuk duhet të trembemi dhe deri atëherë do të kemi imunizim të përgjithshëm të popullatës”.

Sipas imunologut, tani që ka nisur lirimi i masave, popullata duhet të mësohet me përdorimin e maskës: “Duhet të mësohemi me mbajtjen e maskës tani që janë çliruar masat. Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me këtë virus. Ka shumë sëmundje më vdekjeprurëse sesa koronavirusi, nuk duhet të tmerrohemi”.

Kur u pyet mbi lajmet e shumta që qarkullojnë mbi pandeminë, Sulçebe këshilloi që të bëjmë kujdes ndaj lajmeve të rreme apo teorive konspirative: “Kam dëgjuar për një nobelist japonez që u tha se ka qenë në laboratorin e Wuhanit dhe aty kishte kuptuar origjinën e virusit. Ishte një lajm krejtësisht i rremë që u përhap dhe ishte çorientues. Ka edhe shumë teori konspirative në të gjithë botën. Secili thotë gjithçka dhe është vështirë për njeriun që të orientohet. Është e dëmshme që të thuash se koronavirusi nuk ekziston, që është shpikje dhe ne nuk ka nevojë që të ruhemi. Shkencërisht është e qartë se ky virus është kudo dhe transmetohet nga njerëzit. Mjafton të ruajmë rrugët e frymëmarrjes me maska, mos të rrimë në grup dhe të ruajmë higjienën. Kaq mjafton që të ruhemi, nuk ka nevojë për informacione të tjera që mund të jenë të dëmshme”.

“Shkencëtarët që botojnë në revista shkencore serioze thonë që nuk ka mundësi që ky virus të jetë krijuar në laborator. Ata thonë që ky virus është shumë i ngjashëm me një tjetër që është gjetur te lakuriqët e natës. Sipas tyre, duhej të paktën 20 vjet që ky virus të kishte evoluar dhe të kalonte te njeriu. Gjatë këtyre viteve, virusi mund të ketë kaluar në një kafshë ndërmjetëse që ka shërbyer si urë, nga lakuriqi i natës te njeriu. E njëjta gjë ka ndodhur me HIV/AIDS, këto janë fenomene që ndodhin”, shtoi Genc Sulçebe.

Etiketa: genc sulcebe
Pas

“Mund të takoj të huaj në park, por jo djalin tim”? Plani i Johnsonit bën ‘lëmsh’ britanikët

Para

“E gjetëm të bllokuar”, ngrihen në protestë taksistët për korsitë e biçikletave

Para
“E gjetëm të bllokuar”, ngrihen në protestë taksistët për korsitë e biçikletave

“E gjetëm të bllokuar”, ngrihen në protestë taksistët për korsitë e biçikletave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Shenjat si të dalloni kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë

Thashethemet e lidhjes me Wanda Narën bëjnë të reagojnë Balde dhe bashkëshortja e tij: Janë fëmijë, nuk duam të na përmenden emrat për ta

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj

Veliaj mohoi akuzat për mbetjet, reagon Monika Kryemadhi: Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj

Sekretari Austin pret në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia dhunon për vdekje një postier me ngjyrë në Memphis

Faktori që përshpejton plakjen! A mund ta shmangni atë?

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.