Një dhomë rreth 12 m2, e ndërtuar dy vite më parë, që shërbente si depo e hotelit “Marilena”, në lagjen nr.1, Rruga “Peshkatari”në Ksamil është shembur nga IMT-ja e Sarandës edhe pse është një objekt me hipotekë.
Ky është pretendimi që ngre i zoti i kësaj prone Vangjel Pella i cili thotë se në momentin e prishjes ai ndodhej për kurim në llixhat e Elbasanit. Sipas pronarit prishja është bërë të enjten paradite më datë 20, me preteksin se ishte ndërtim pa leje.
Prishja është bërë në praninë policisë së shtetit dhe asaj të bashkisë, pas një urdhëri të lëshuar nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, të bashkisë Sarandë, por në mungesë të pronarit të hotelit “Marilena” Vangjel Pella, dhe bashkëshortes së tij, por në prani të Luan Agalliut shok prej 20 vjetësh me Vangjelin dhe që ky i fundit e kishte lënë të ruante objektin.
Avokati i pronarit Julian Sinomati thotë se ka shkelje proçeduriale në zbatim të këtij vendimi nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Ata janë të vendosur se do ta ndjekin çështjen ne gjykatë.
Sipas pronarit dhe avokatit të tij nuk është respektuar afati 10 ditor i përcaktuar në njoftimin për prishjen e objektit.
(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=EMsnDnnFbsw&feature=youtu.be