Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Implikimi në çështjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fusha dorëhiqet nga Prokuroria

Është dorëhequr në mënyrë të papritur prokurori Petrit Fusha. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Faxweb.al, ndërsa Fusha e ka paraqitur dorëheqjen e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në datën 28 Shkurt.

Mbeten të paqarta arsyet e kësaj dorëheqje, ndërsa emri i Fushës është lakuar më së shumti për çështjen e Ardit Gjoklajt dhe takimin me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pas ngjarjes.

Vëllai i tij Shkëlqim Fusha ka qenë një nga biznesmenët e favorizuar nga Bashkia e Tiranës, që i janë besuar disa projekte të rëndësishme infrastrukturore si Sheshi Skënderbej, apo Teatri i Ri, që vijon të mbetet pezull.

Me këtë dorëheqje, Fusha ka shpëtuar dhe nga procesi i Vetingut, ndërsa në arsyetimin e vendimit ka thënë se gjithçka e ka bërë për arsye personale.

Reagimi pas doreheqjes: 

Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.  Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *