Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Imazhi për të cilin po ‘zien’ e gjithë Amerika, teksa Biden po betohej si President një burrë shkon dhe ulet në…

Derisa Joe Biden të mërkurën është betuar si presidenti i Shteteve të Bashkuara në Ëashington DC, kujtimi për të birin e tij të ndjerë Beau Biden ka mbetur i paharruar në shtetin ku ka lindur dhe rritur.

Në momentin që presidenti i ri po bënte betimin zyrtar, gazetarja Patricia Talorico po voziste veturën pranë varrit të Beau në oborrin e kishës katolike Saint Joseph në Greenville të Delaware.

Ajo pa një person të vetmuar të uniformuar duke qëndruar i ulur pranë varrit të Beau, ku shfrytëzoi rastin për t’i shkrepur disa fotografi të burrit që kishte ulur kokën.

Rrëfimi i saj dhe fotografi që postoi ajo është bërë virale në rrjetet sociale. E burri i shumëpërfolur i cili nderonte varrin e Beau, nuk ishte personi i vetëm që ish pjesëtarin e Gardës Kombëtare e vizitoi tek varri në ditën e inaugurimit të babait të tij.

Kujtojmë që Beau ka ndërruar jetë në vitin 2015 pas një sëmundje të rëndë, kanceri. Pas vdekjes së tij, Joe Biden kishte vendosur të mos kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2016, pasi ai dhe gruaja e tij mbanin zi.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *