Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Imagjinoni ç’a niveli është ai kur e rrafi dikush që…”, Neritan Liçaj ironizon me Ramën: E shef se ku je, Basha të mundi në gjumë

Aktori Neritan Liçaj i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel bëri një analizë të fushatave të bëra nga dy partitë kryesore në vend.

I njohur tani për mbështetjen që i jep Partisë Demokratike, Liçaj kritikoi kryeministrin Edi Rama.

Aktori Neritan Liçaj, i ftuar në emisionin Open mbrëmjen e sotme, ironizoi me kryemninistrin Rama duke sjellë në vëmendje betejën e zgjedjeve lokale në 2011. Liçaj u shpreh se imagjinoni se në çfarë niveli është kryeministri Rama kur e mundi dikush që fle gjumë.

“Po t’i bëjmë një analizë Ramës që nga 2013, do të thoja që në 2013 kishte një program, dhe e kishte program të mirë, të jepte besim. Pavarësisht se shante Saliun, se kjo është pjesë e luftës politike, ama kishte një program të mirë, që të ngjallte dëshirë për ta votuar. Dhe fitoi.

Ndërsa në 2017, filloi me këto jo tepsia, jo timoni, program s’kishte, bëri një fushatë tallava, dhe përsëri fitoi, se bleu ca vota, e nuk e di ça bëri.

Dhe të njëjtën gjë po bën dhe tani, por tani e kemi të sigurtë që Basha do fitojë. Se Basha e ka mundur atë, imagjino ça niveli është ai sa e mundi dhe ai që fle gjumë sipas tij. Nëse të ka mundur dikush që fle gjumë, e shef se ku je,” tha Liçaj.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.