Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Árrestohet në mesnatë Ilir Xhepaj, bashkëautor i vrásjes së dyfishtë në Laç, kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu

Policia ka vënë në pranga Ilir Xhepajn, i cili është një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt i shpallur në kërkim për vrásjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në Laç.

Bëhet me dije se Xhepaj ëshët árrestuar në Kodër Kamëz dhe në momentet e árrestimit nuk ka bërë rezistencë ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk ka pasur as armë me vete.

Ndërkohë në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola të dyshuar si bashkëpunëtorë të Eduart Lamaj në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Kush është Ilir Xhepaj?

Ilir Xhepaj është një emëri i njohur për drejtësinë. Më 15 maj 2020, ai plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit.

I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai është liruar prej 3 muajsh nga burgu, dhe që nga ajo kohë ka jetuar në kryeqytet.

Kujtojmë se Eduart Lamaj, i cili është árrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve në 30 Maj në Laç, ka deklaruar se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkátërruar hotelin dhe jo për ta vrárë. Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qendron (lexo dëshminë).

Lama u vu në pránga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë që mendohet të jetë e një të afërmi të tij, Besim Lama, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi átentati ndaj biznesmenëve. Bashkë me të u vunë në pránga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilat burime për Faxweb.al bëjmë me dije se janë Besim Lama dhe Viktor Marku.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close