Presidenti i vendit Ilir Meta, në një intervistë të dhënë nga qyteti i Vlorës, në televizionin lokal One Tv, foli rreth një plani të organizuar nga drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qark, për të bërë ‘tërmet’ në zgjedhje të ngjashëm si ai në Dibër.
Meta u shpreh se ai deri më 26 Prill do të jetë në Vlorë për të siguruar votën e qytetarëve dhe për të asgjesuar planin e Gjiknurit për të bërë një skenar të ngjashëm me Dibrën.
“Do te jem ne Vlore deri me 26 Prill sepse Vlora eshte e kercenuar nga nje “termet” si ai i Dibres, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, qe nuk do te tolerohet kurre.
Skenari i Dibres nuk eshte hipotetik por i faktuar.
E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas te dhenave qe kam ketu ne Vlore po pergatitet i njejti skenar qe nuk do te tolerohet kurre.
Ky grup kriminal i prekjes se votes drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora eshte qendra e gravitetit te ndjenjave kombetare. Ketu nuk do ndodhe asnje skenar si ai i Dibres.
Mandatet e Vlores nuk do ti shkojne krimit te organizuar dhe as mafies se inceneratoreve.
Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetare me kapuçe ne koke ne Vlore sepse nese do te jete e vertete ky lajm besoj edhe Luani do te ishte me kapuç.
Jam ketu per tju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhetaret dhe jam ketu qe te mos toleroj prekjen e votes nga askush“, tha Meta.