Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Basha mori ofertë për kryeministër, po ju?”, ngre tonet Meta për marrëveshjen e 5 qershorit: E vetmja gjë që mund të bëja…

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me deklaratën e kreut të PD-së pak ditë më parë i cili tha se Rama i kishte ofruar që të bëhej kryeministër dhe ai president, vetëm që të ndalohen koalicionet parazgjedhore.

Meta me tonë të ngritura tha se këtë çështje nuk dëshiron që ta komentojë. Ndërkohë që për sa i përket miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit presidenti, tha se ka qenë kundër djegies së mandateve dhe se nuk arrihet perfeksioni në çdo gjë.

PYETJE: Që prej fillimit të marrëveshjes e keni përshëndetur atë. Por edhe sot e theksuar se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm? Si do votohet? Basha mori një ofertë nga Rama në këmbim të heqjes së koalicioneve, a ka pasur një ofertë edhe ndaj jush?

Ilir Meta: Për pyetjen e dytë nuk dua të komentoj. Unë ndoshta edhe firmos ligje me 84 deputetë. Ju kërkoni perfeksion kushtetues, ligjor, nga presidenti që ka qënë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë të çdo ligji dhe komenti. Kërkoni të më vendosni në një situatë joperfekte duke harruar që presidenti ka qënë kundër djegies së mandateve. E vetmja gjë që mund të bëja është që të lija këtë institucion. Ka vite që provokohet ta lërë edhe këtë pozicion.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *