Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Habitet Meta nga këshilli bashkiak: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i habitur pas publikimit të email-ve të anëtarit të këshillit bashkiak Fabian Topollajt, për votimin mbi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Meta shprehet në një shënim të shkurtër në rrjetet sociale, teksa shpërndan reagimin e Topallajt duke shkruar: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!

Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Bashkiak, bëri publike e-mailet zyrtare për organizimin e mbledhjes së Këshillit, ku kuptohet se mbledhja për të votuar për shembjen e TK-së duhet të zhvillohet më 15 maj, në orën 12:00.

Por mbrëmjen e 14 majit, Këshilli Bashkiak publikoi vendimin e miratuar nga këshilltarët, i cili i hap rrugë shembjes së Teatrit edhe pse nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar as për mbledhje të Këshillit dhe për rrjedhojë për votim në datën 14.

Kronologjia e ngjarjeve sipas Topollajt.

— Mëngjesin e 13 majit, këshilltarët bashkiakë njoftohen me email për mbledhje të Këshilli Bashkiak online. Në rendin e mbledhjes nuk përfshihej diskutimi për Teatrin Kombëtar.

— Mëngjesin e 14 majit, këshilltarët lajmërohen me e-mail se në mbledhje do të votohej dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për këtë temë nuk do të kishte diskutime, por këshilltarët duhet të shprehnin votëm me email më 15 maj, në orën 12:00.

— Papritmas, dhe pa asnjë njoftim apraprak, mbrëmjen e 14 majit, në media u publikua vendimi i Këshillit Bashkiak, me të cilin miratohej shembja e teatrit, me 60 vota pro nga 62 anëtarë.

— Pas publikimit të vendimit, Bashkia lajmëroi këshilltarët për zhvillimin e një mbledhje të Këshillit ditën e hënë, më 18 maj, ora 11, ku do të diskutohet ndërtimi i godinës së re.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *