Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takon Gjovalin Gjinin, kryeplaku i fshatit Rraboshtë që u dhunua nga persona të maskuar.
Siç e tha edhe vetë nga deklarata para Kuvendit, do të nisej drejt shtëpisë së Gjinit, për ta takuar. Tre persona të maskuar dhunuar Gjinin, mbështetës i LSI-së, teksa ishte duke blerë në një dyqan. Dhunuesit e goditën me mjete të forta, por fatmirësisht ai arriti të shpëtojë. Siç duket edhe në foto, Gjini i ka duart të fashuara. Ende nuk asnjë arrestim nga policia.
Meta sot dënoi ashpër edhe deklaratën e kundraligjshme të Ramës, kur i bënte thirrje policisë të bashkohej në fushatë për vota.
”Çfarë do thotë kjo?! T’i bësh thirrje policisë hiqni kapelen dhe mblidhni vota është fundi i shtetit!
Në 26 qershor ndahet Policia e Shtetit nga Policia Politike!
Akt skandaloz i turpshëm dhe kriminal, antishtet dhe njëkohësisht një akt i shëmtuar i kryepolicëve për t’u bërë presion qytetarëve!”, theksoi Meta jashtë Kuvendit, pas seancës së jashtëzakonshme.”, theksoi Meta. (V.G/SHUPLAKA)