Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Durrës.
Ai është ndalur të abuzimet që janë bërë në qytetin e Durrësit me projekte të ndryshme, ku strukturat përkatëse marrin fondet dhe nuk ofrojnë shërbimin e premtuar.
Ai denoncon Qeverinë për ndërhyrjet e interesit personal në investime të ndryshme.
Meta thotë se ligji për Investimet Publike duhet të funksionojë në atë mënyrë ku të pyeten qytetarët për veprimet që duhet të merren në sektor të ndryshëm të qytetit të Durrësit.
Meta: “Shqipëria dhe Durrësi t’i japë rëndësi të rinjve. Durrësi ka lëkë, por vidhen. Fondet jepen po shërbim nuk ka. Durrësi është një qytet mijëravjecar me potenciale të pafundme. Erdhi momenti ta ndëshkojmë Rilindjen me votën tonë, t’i japim fund monizmit. I morën të gjitha që kishin në dorë.
Ku janë parqet, lulishtet, hapsirat e gjelbra? Erdhi momenti ta ndëshkojmë Rilindjen me votën tonë. Prandaj janë historike këto zgjedhje. E patën 4 vjet asgjë s’bënë. Ka ardhur ndonjë tju pyesi kë prioritet keni, çfarë doni t’ju bëjmë të parën? Votën e marrin ata dhe nuk japin as llogari, as nuk pyesin e dëgjojnë.
Ne kemi Durrësin prioritet shumë të rëndësishëm sepse është një qëndër strategjike. Rilindja një port që ka do t’ja shpërbëjë Durrësit.
Kemi një ligj për investimet publike dhe duhet të vijë të pyesi komunitetin se çfarë mendimi ka për këtë projekt. Kush ju pyeti për atë aktin skandaloz për portin e Durrësit. Durrësi duhet të ishtë një vend që punëson të rinjtë dhe nga vendet e tjera.