Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

PS pranon dy dekretet e Metës, rrëzon dy ligjet e saj për betimin e gjyqtarëve përpara noterit

Komisioni i Ligjeve ka pranuar dekretet e presidentit Ilir Meta duke rrëzuar nismën e ndërmarrë nga socialistët për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në rast refuzimi nga kreu i shtetit.

Bledar Dervishi, këshilltar i presidentit Meta mbrojti dekretet dhe me opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat vlerësonin se betimi përpara presidentit nuk mund të shmanget, pasi bie ndesh me Kushtetutën.

Ndërkohë deputetja socialiste Klotilda Ferhati u shpreh se sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë dhe të vendoset në Kushtetutë.

Kjo bëri që socialistët të pranonin dy dekretet e Metës, duke shprehur vendosmërinë se në të ardhmen ky mekanizëm zhbllokues të bëhet në Kushtetutë.

Dervishi: Ajo që nuk është bërë me Kushtetutë, nuk mund të bëhet me ligj. Ligji i miratuar në Kuvend cënon kompetencat e Presidentit. Betimi bëhet vetëm përpara Presidentit dhe askund tjetër.

Etilda Gjonaj: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Të rrëzohen dekretet e Presidentit

Klotilda Ferhati: Komisioni i Venecias na ka thënë se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë, dhe të vendoset në Kushtetutë. Pra, nuk është kundër mekanizmit. Komisioni duhet të pranojë dekretin, dhe më tej të ecim me ndryshime kushtetuese.

Ndryshimi i propozuar nga socialistët parashikonte që betimi anëtarëve të institucioneve të bëhej me shkrim te noteri dhe t’i dërgohej me postë presidentit të Republikës.

Nëse ai nuk e dekretonte brenda 10 ditësh, anëtari konsiderohej automatikisht i emëruar. Ky mekanizëm, sipas Venecias mund të bëhet vetëm me anë të Kushtetutës

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *