Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta publikon letrën e ambasadës drejtuar Ramës: Bashkëqytetarët hoqën vuajtje çnjérëzore pasi kryeministri po pushonte për 7 palë qejfe!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bërja përgjegjës e
Qeverisë për situatën në Kakavijë, është “një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politik”.

Meta ka publikuar letrën që ambasada shqiptare në Greqi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që me datë 4 gusht në lidhje me masat që do të marrë shteti grek për situatën anti Covid-19.

Në letër theksohet se me datën 16 gusht të gjithë shtetasit që hyjnë në Greqi përmes pikës kufitare në Kakavijë do të jenë të detyruar të hyjnë në karantinë për 7 ditë.

Reagon Meta: Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!

Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.

Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjérëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!

Pak më parë kryeministri Edi Rama tha se:

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff.. parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë një konference para gazetarëve se të fajësosh palën greke për atë që ndodhi në Kakavijë dhe Kapshticë, është gabim i rëndë, teksa argumentoi se përgjegjës është shteti shqiptarë, përfshirë edhe vetë presidenti por mbi të gjitha qeveria.

Meta tha se mbi Ramën bie përgjegjësi e dyfishtë pasi është edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm në detyrë.

“Është gabim të fajësohet pala greke, sepse pala greke është qeveria greke. Është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar përfshirë edhe presidentin, por sidomos e qeverisë. Edhe si kryeministër por edhe si ministër i jashtëm, Ramna ka detyrime kushtetuese. Ne e dimë shumë mirë se kur është fatura më e lartë e qarkullimit të qytetarëve”, tha Meta.

Meta tha se do i dërgojë ditën e nesërme një kalendar me frekuencën e kalimeve në kufi të emigrantëve shqiptarë, për të pasur parasysh situatën e të veprojë në kohën e duhur për parandalimin  e ngjarjeve të tilla.

“Do i çoj që nesër një kalendar qeverisë, për të pasur parasysh frekuencën e kalimeve në kufi gjatë një viti, i dimë të gjitha, kohën kur vijnë, e kohën kur largohen”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *