Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta e bën të qartë: Kuvendi nuk ka legjitimitetin për të ndryshuar kushtetutën

President i Republikës Ilir Meta ka theksuar edhe një herë gjatë konferencës së sotme para gazetarëve se kushtetuta nuk mund të ndryshohet pasi Kuvendi nuk ka legjitimitetin e duhur.

Ai deklaroi sot se Kuvendi aktual nuk e ka legjitimitetin për të ndryshuar Kushtetutën e vendit, pasi sipas tij në këtë Parlament janë vetëm 82 deputetet me mandat legjitim, ndërkohë që ndryshimet Kushtetuese kërkojnë mbi 84 vota.

“Kjo marrëveshje i hap rrugën përmbushjes së të parit prej 15 kushteve për nisjen e bisedimeve në BE.
Ndryshimet kushtuese janë në kundërshtim me parimet e vendosura në Venecia, ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor duhet të nisin 1 vit para zgjedhjeve.

Pse Kuvendi aktual nuk ka legjitimitetin për këto ndryshime, sepse ai siç e kam theksuar në deklaratën para një viti, ka vetëm 82 deputete legjitimë që kanë fituar mandatin nga zgjedhjet, përfshirë 3 deputetët e opozitës.

Pas dorëheqjes së 58 deputeteve dhe 124 kandidatëve pasues, mund të themi se 182 deputetë dhe kandidatë nuk pranuan të ishin pjesë e Kuvendit, edhe pse shteruan listat prej 18 muajsh edhe sot siç e dini Kuvendi ka formalisht 122 nga 140 që eshët detyrim i përcaktuar në kushtetutë.

Asnjë deputet i dorëhequr nuk u thirr para ndonjë Komisioni, apo Këshilli për Rregulloren, për të deklaruar publikisht heqjen dorë nga mandati. Kuvendi kishte 30 ditë kohë për secilin deputet por nuk e respektoi kërkesën e Kodin Zgjedhor duke nxitur të zëvendësonte mandatet”, tha Meta.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *