Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ilir Meta pranon Letrat Kredenciale të amabasadorit të ri gjerman, kush është pasuesi i Susanne Schütz

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

“Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”, – theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të Kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke i përcjellë Presidentit Meta, përshëndetjet e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Ambasadori Zingraf u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali.

Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.

Ai është i martuar dhe ka dy vajza.

Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

Kjo është CV-ja e tij:

–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë
– 1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik
– 1996 Ambasada e Varshavës, Poloni
– 1999 Ministria e Jashtme  Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës
– 2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani
– 2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror
– 2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë
– 2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme
– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror
– Gusht 2019 Ambasada Gjermane në Tiranë, Shqipëri.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *