AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ilir Meta: Parlamenti kot rri ashtu, një ditë do të shpërndahet

Siç është lajmëruar edhe më herët në media, Ilir Meta pret nesër paradite një grup politikanësh në hierarkinë e kryetarëve të partive opozitare, ndërsa temë e diskutimeve që pritet të zhvillohen janë edhe konsultimet për hapat që do të ndërmerren për reformën zgjedhore por edhe ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.

Meta është pyetur në “Open” nga moderatorja e emisionit nëse e ka ftuar Edi Ramën duke qenë se ka zhvilluar takime me diplomatë, krerët e partive opozitare, ish-presidentë etj.

Presidenti tha se Rama është i mirëpritur në çdo kohë pa përjashtim, ndërsa kujtoi edhe ftesën e disa muajve më parë kur diskutohej për zgjedhjet e 30 qershorit dhe debatet në atë kohë ishte në kulm, por që Rama sipas tij nuk mbërriti në takim.

“Unë ftesën për atë e kam të veçantë dhe në çdo kohë, e kam bërë atëherë nëse ju kujtohet, e prita që në orën 5 të mëngjesit dhe nuk erdhi. Por nuk ka problem, për atë në veçanti nuk ka kufizim nga ana ime, mund të vijë në çdo kohë të më takojë”, tha Meta.

Presidenti foli edhe për dy tema që janë hapur së fundmi që janë shpërndarja e Perlamentit dhe referendumet. Për të parën tha se të gjithë e dinë se kjo është një e drejtë e Presidentit që mund ta zbatojë në një kohë të caktuar, ndërsa për të dytën tha se do të bënte gjithçka që referendumet në Shqipëri të bëhen për çështje që kanë rëndësi të madhe për qytetarët.

“Ju e dini se Parlamenti me dekret të Presidentit shpërndahet. Le ta kuptojnë edhe ata që deputet bëhesh po të votohet, ju e keni parë në ccfarë niveli është kot rrin ashtu madjje duhej shpërndarë me kohë. Unë kam çështje më të rëndësishme për të bërë, por unë mendoj se ka ardhur koha e referendiumeve dhe njerëzit të puyeten, për këtë do të bëj gjthçka që mundem. T’ju jepet mundësi qytetarëve të shprehen, për reformën zgjedhore dhe gjëra të tjera. Dialogu politik nuk funksionon, ambasadorët nuk punojnë për dialog politik, kështu që duhet ti japim mundësinë popullit tëshprehet”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *