Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kuvendi nuk e shkarkoi, Meta i nxjerr videon mazhorancës: Shpërndaje, shpërndaje, shpërndaje (Si duhet të zgjidhen deputetët dhe presidenti)

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos e shkarkuar nga kreu i lartë i shtetit. Meta ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku populli i kërkon ‘shpërndarjen’ e kuvendit.

Po ashtu Meta shkruan se populli flet vetë me zërin e tij dhe me votën e tij, duke shtuar se po afron ora që të marrë tërësisht sovranitetit në duart e tij.

Sipas Metës deputetët duhet të zgjedhen 100% nga populli dhe presidenti i republikës nga populli.

Reagon Meta: Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias
Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ! PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ: 1. – Deputetët 100% nga Populli. 2. – President i Republikës nga Populli. 3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.
POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.

Me 78 pro Kuvendi ka votuar kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke iu referuar dhe raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor ndaj tij.

Ajo që i habiti të gjithë ditën e sotme ishte vota pro shkarkimit e Gjetan Gjetanit, Ish-deputeti socialist i cili është afruar me strukturat e LSI-së kohët e fundit, madje duke qenë mjaft aktiv gjatë mbledhjeve dhe forumeve të kësaj force politike. Por jo vetëm kaq deputeti Gjetani, vetëm disa orë më parë ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një postim të presidentit Meta. Nuk dihet në qoftë se është një lapsus nga ana e e tij por votimi pro shkarkimit ngjall dyshime.

Ndërkohë që 17 deputetë kanë votuar kundër gjetjeve përfundimtare të Komisionit Hetior dhe 8 abstenim.

Ajo që bie në sy gjatë votimit të sotëm është abstenimi i disa emrave të njohur, të cilët në një të shkuar të afërt kanë qenë bashkëpuntor të ngushtë të Ilir Metës. I pari që mund të përmendim është Sartak Braho ose “Baba Taku” siç e quante me përkëdheli dikur Ilir Meta.

Një emër tjetër i cili ka qenë këshilltar i afërt me Metën është Ralf Gjoni, por ky i fundit vendosi të abstenonte vendimin që lidhej me shkarkimin e presidentit ditën e sotme. Një emër i ngushtë që dikur lidhej drejtpërdrejt me siglën e LSI-së dhe mik i ngushtë i presidentit, Lefter Koka, ka zgjedhur gjithashtu të abstenojë në vendimin e sotën. Më poshtë keni listën e plotë të emrave që kanë votuar për shkarkimin e Metës.

Votat per shkarkimin e Metes:

Abstenim: Amra Borova, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf GJoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali Aurora Mara, Enver ROshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi,

Pro shkarkimit: Eugen Bojaxhiu , Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco, Kostaq Papa, , Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli

Nuk votuan: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Brace

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta ka nisur punën rreth një vit më parë, për te hetuar dekretin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, ndërsa rrugës e zgjeroi fushën e tij të hetimit dhe me emërimet e presidentit në Gjykatën Kushtetuese.

Në përfundim socialistët thanë se shkeljet e Metës nuk kanë qenë aq të rënda sa për të vendosur për shkarkimin e tij, duke iu referuar dhe opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias.

Vetë kryeministri Rama tha sot në Kuvend, se uji i Venecias nuk e lan dot atë që ka bërë Meta, e megjithatë mazhoranca do të mbështetej te opinioni i tyre. Sipas Ramës, Meta është presidenti me i njëanshëm që vendi ka pasur ndonjëherë dhe institucioni që ai drejton është shndërruar në seli të opozitës. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *