Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur mbrëmjen e sotme mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi.
Blushi shkruan se Kreu i Shtetit përgëzon marrëveshjen duke e konsideruar si një lajm pozitiv por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
“Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave”, shkruan Blushi teksa shpreh edhe falenderimet për trupën diplomatike që u angazhua në reformë.
Reagimi i plotë: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapo arritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë! ????
(F.GJ/FAXWEB.AL)