AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ilir Meta: 11 Tetori propagandë për të larguar vëmendjen, ngelësit nuk meritojnë…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme para mediave ku ka folur për mbërritjen dhe punën e përfaqësuesve të anëtarëve të Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e hapur për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Meta tha se do të jetë bashkëpunues me ta, dhe nëse do të jetë e nevojshme do të shkojë edhe në Venecia për të shprehur qëndrimet e tij, si dhe shprehu vlerësimin ndaj Parlamentit për pritjen që i ka bërë delegacionit.

Meta tha gjithashtu, se data 11 Tetor kur është lajmëruar nga delegacioni se do të dilet në një raport përfundimtar, nuk është e rëndësishme më shumë se sa 18 Tetori, kur edhe do të jepet vendimi për hapjen ose jo të negociatave, duke argumentuar se kjo datë që po propagandohet në media është për të larguar vëmendjen nga vendimi I vendeve të BE-së.

Nuk i meritonim pushimet kaq të gjata dhe e kam fjalën për ne përfaqësuesit e politikës për të dalë para jush dhe para opinionit publik, dhe është koha e përshtatshme për një bashkëbisedim të tillë.

Me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias pata kënaqësinë të ndajmë disa gjëra. Në këtë rast shpreh vlerësimin për Parlamentin për pritjen që i ka bërë përfaqësuesve të Venecias dhe garantoj bashkëpunimin e shkëlqyer maksimal në punën e tyre. Komisioni të Venecias i kemi dhënë një raport paraprak lidhur me situatën që po studion dhe ajo do të jetë së shpejti e afishuar në faqen zyrtare të Presidencës. Gjithçka do të jetë në dispozicion të mbarë opinionit publik, anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare në të cilat vendi ynë ka detyrime për ti përmbushur. Kjo është një sfidë për të ndërkombëtarizuar një çeshtje e sjell nga Kuvendi i Shqipërisë, por kjo është një bindje e imja si President i Republikës së Shqipërisë se ky është një shërbim i madh ndaj vendit.

Jam dhe do të jem i hapur për çdo pyetje dhe dëgjesë nga ana e përfaqësuesve të Venecias. 11 tetori është një datë e rëndësishme jo për mua sepse Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje, dhe çdo përpjekje për të sajuar një datë propagandistike është një shmangie nga një datë më e rëndësishme që është 18 Tetori. Unë ftoj sidomos mediat që të mos merren me propagandën e 11 tetorit sepse Presidenti është gati të shkojë edhe në Komisionin e Venecias, port ë merren me 18 Tetorin. Zakonisht ata që ngelin në klasë, nuk meritojnë ti bëjnë pushimet e gjata në verë, ndërkohë që unë kam qenë i gatshëm edhe në verë ti ndërprisja dhe ju i keni dëgjuar dhe parë thirrjet e mija për zgjidhjen e kësaj situate”, tha Meta ndër të tjera.

PRESIDENTI META KONFERENCE PER SHTYP

Publiée par Fax Web sur Mercredi 11 septembre 2019

(F.GJ/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *