Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ambasadorët po habiten me këta karagjozë”, Ilir Demaliaj flet ashpër për opozitën: Të jenë burra, jo të ikin si hajdutë

Analisti Ilir Demaliaj ka folur në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News për situatën politike në Shqipëri duke thënë se marrëveshjet nuk bëhen për të ndërruar rrotën e historisë, por për të bërë rotacionin e bandave. Nuk mungoi komenti i tij për ngjarjen e Teatrit Kombëtar për të cilin tha se SPAK duhet ta rrethonte pasi aty u bë një krím.

“A mund të votohet shèmbja e një objekti nga 60 njerëz në bashki që janë të gjithë të partisë bandès socialiste dhe marrin 3-4 rroga. Çfarë është bánda? Asgjë tjetër. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar PD më parë, jo në këtë shkallë, jo në këtë mënyrë.

Këto marrëveshjet i bëjnë për të qëndruar si bánda dhe bien në dakordësi për të bërë rotacionin e bandave, jo për të ndërruar rrotën e historinë. Edhe SPAK-u duhet të rrethonte Teatrin si vend krimi se aty është bërë një krím.

E djathta e ’90-ës është e banditëve, e të gjithë atyre që bënë si cuba dhe bënë këtë shtet bandit, pra dalim prap tek ajo siç është sot Edi Rama me gjithë këto. Ka edhe gazetarë, që nuk po i përmend që ndihmojnë këtë oligarki kríminale dhe pastaj bëjnë moral nëpër studio televizive. Kjo është e padurueshme. Varfëria durohet, padrejtësia është e rèndë”, tha Demaliaj.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, deklaroi se jemi i vetmi popull në botë që bëjmë heronj njerëzit e gjallë dhe ambasadorët po habiten me sjelljen duke iu referuar ditës së djeshme kur opozita jashtëparlamentare mungoi në takimin me ambasadoren Yuri Kim. Sipas Demaliaj, mënyra më e mirë e zhvillimit është që të propozohet ambasadorja si guvernatore.

“Kjo fryma nuk krijohet me një njeri. Ka takime. Po vijnë prap te ajo që shqiptarët nuk bien dakord. Shqiptarët para se të korrin fitoren, mendojmë kush do të jetë fituesi. Jemi i vetmi popull që i bëjmë heronj njerëzit e gjallë. Edhe ambasadorët po habiten me këta karagjozë. I çuan të hanë drekë si tek kopshti dhe pastaj nuk u kthyen më, lanë orën e mësimit. Të paktën të jenë më burra, të mos i shkojnë që në fillim, jo të ikin ashtu si hajdutë. Kjo do ndryshim të kulturës dhe mentalitetit. Me këta nuk ka marrëveshje, nuk dinë norma dhe ambasadorët shohin marrëdhënien me atë që është në pushtet. E dyta, ambasadorët duhet ose të futen dhe të propozojnë të bëhet guvernatore Yuri Kim dhe të marrë disa persona nga ShBA, kjo është e vetmja mënyrë që të zhvillohemi”, tha Demaliaj.(A.M/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *