Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Nuk duhet t’ju zinte gjumi këto 24 orë”, mjeku publikon radiografinë e pacientit të infektuar me COVID-19 në Shqipëri që me datë 20 Janar

Prej ditësh qarkullojnë informacione dhe deklarata se koronavirusi ka hyrë në vendin tonë përpara zbulimit të të ashtuquajturit ‘pacienti zero’, ndërsa ka nga ata që kanë hedhur dyshime të forta dhe të arsyeshme se periudha kur është futur në Shqipëri mund të jetë mesi i janarit të këtij viti ose fillimi i shkurtit.

Ditën e djeshme Faxweb.al nga burime konfidenciale nga një mjek infektiv, ka siguruar një radiografi të një personi për të cilin thotë se është i infektuar nga COVID-19 dhe bën të ditur se ekzaminimi është bërë në datën 15 janar 2020.(LEXO KETU)

Ndërkohë sot mjeku Renato Osmenaj ka publikuar një radiografi të një personi të infektuar me COVID, ndërkohë që iu kërkon autoriteteve shtetërore që të fillojnë dhe të kryejnë serologjitë për IGG, ose minimalisht të interesohen për identitetin e të sëmurëve.

“Ju skeptikët që e mbani veten si specialistë të fushës nuk duhet t’ju zinte gjumi këto 24 orë për të dalë dhe të kryenit serologjitë për IGG, ose minimalisht të interesoheshit për identitetin e të sëmurëve! Apo edhe serilogjitë duhet t’ja u bëj unë?!”- shkruan Osmenaj.

Kujtojmë se testi sereologjik bëhet për të kuptuar nëse personi e ka kaluar virusin, veçanërisht janë persona që kanë qenë të ekspozuar, si stafet mjekësore.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *