Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Iku nga Portokalli, Delinda Disha i gjen edhe burrit punë në “Klan”

Bëri jo pak bujë largimi i aktores së humorit, Delinda Disha nga “Portokalli” duke qenë se sezonet e fundit ka qenë edhe ndër më të spikaturat.

Lajmi i papritur i ikjes nuk habiti vetëm publikun por edhe kolegun e saj, Salsano Rrapi me të cilin Delinda pati edhe disa shkëmbime thumbuese fjalësh.

Megjithatë duket se këto u lanë pas dhe aktorja po bëhet gati për show-n e Tv Klan që nis këtë të shtunë.

Mbrëmjen e djeshme, Delinda zbuloi në Instagram se bashkëshorti i saj do të jetë kostumografi i “Klanifornia” çka na bën të kuptojmë se ata do të punojnë së bashku, në të njëjtin projekt dhe ambient këtë herë.

Delinda është shumë e lidhur me bashkëshortin e saj për të cilin shprehet gjithnjë shumë ëmbël në intervista të ndryshme duke e quajtur personin më suportues për karrierën e saj. Delinda dhe Eldo janë gjithashtu prindër të një djali.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *