Banorët e Unazës së Re kanë denoncuar IKMT-në në lidhje me projektin e vijimit të një segmenti të saj në Lotin e 3-të ku aktualisht nuk kanë filluar prishjet ndërkohë që akoma nuk kanë marrë një njoftim zyrtar për këtë.
Banorët janë njoftuar vetëm nga Njësia Bashkiake nr/6 e cila ju ka komunikuar se nuk kanë mundur të njoftojnë banorët për shkak se sipas tyre nuk i kamnë gjetur në banesat e tyre për të komunikuar lajmin.
Krahas kësaj banorët shprehen për Fax News se se ju kanë rigjeneruar 5 milionë lekë për çdo objekt të skualifikuar nga leja e legalizimit. Sipas banorëve, ky është një akt mizor dhe që mbi të nuk kanë pasur dijeni pasi nuk ka asnjë shkresë zyrtare për prishje, ndërsa nga ana tjetër, pronarët që nuk janë në proces legalizimi janë gjobitur.
Në Lotin e 3-të të Unazës së Re nuk kanë nisur ende prishjet dhe nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë kohe parashikohet të nisin.