Andrea Silva largohet zyrtarisht nga Milani. Portugezi do t’u nënshtrohet menjëherë vizitave mjekësore e më pas do të firmosë kontratën me andaluzët. Formula e transferimit është huazim me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro.
Futbollisti aktualisht ndodhet në Spanjë, ku u prit nga drejtori sportiv Caparros, e nuk përjashtohet mundësia që nesër të udhëtojë drejt Marokut për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës për takimin e Superkupës së Spanjës me Barcelonën, që në këtë edicion do të luhet me një ndeshje të vetme.