Policia ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrásjes së sotme të biznesmenit Niko Goro në Himarë.
Mësohet se autori tashmë i arrestuar, Kliti Leka e ka ndjekur viktimën e tij me një mjet të marrë me qira dhe ka ruajtur momentin kur ai ka ndaluar në marketin e së motrës së tij.
Sapo Goro ka dalë jashtë ai ka qëlluar disa plumba mbi të duke e lënë të vdekur. deri më tani bëhet me dije se një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme biznesmenit himariot.
Sipas dëshmitarëve okularë, sapo janë dëgjuar krismat e para ka dalë jashtë pastruesja e biznesit e cila ka bërtitur. Sipas raportimeve thuhet se Leka i është drejtuar asaj me shprehjen: “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!
Në market ka qenë dhe e motra e Goros e cila ka dalë menjëherë jashtë duke vënë kujën pasi ka parë të vëllanë e shtrirë të pajetë në tokë.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja për tu arrestuar jo shumë më pas. Policia ka gjetur dhe armën e krimit, ndërsa Leka ka pohuar se donte ta trembte jo ta vriste pasi i kishte një shumë të madhe parash borxh.