Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Igli Tare shfaqej në mbrojtje të Ramës, i shkarkojnë të vëllanë nga posti i drejtorit

Është liruar nga detyra Auron Tare, drejtori i Agjencisë së Bregdeteve. Vendimi është marrë që më datë 22 shkurt por lajmi është mbajtur në fshehtësi të plotë për rreth dy javë.

Dokumenti i lirimit të tij mban firmën dhe vulën e drejtores Albana Koçiu.

“Z. Auron Tare lirohet nga pozicioni  Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Bregdeteve dhe regjistrohet anëtar i TND-së më shportë, në pritje për t’u emëruar në një pozicion të rregullt drejtues”, thuhet në vendimin e lirimit nga detyra që sipas Auron Tares ka ardhur me kërkesë të tij, shkruan newsbomb.

Nga ana tjetër jo më larg se mbrëmë Igli Tare, vëllai i Auron Tares dha një intervistë në ‘Porta a Porta’ ku doli hapur krah Ramës dhe dënoi shfaqet e protestës së opozitës. Nga ana tjetër, Auron Tare, njihet për natyrën e tij rebele dhe të thënit të kritikave hapur edhe ndaj eksponentëve të mazhorancës.

Kujtojmë ndërkaq se vëllai tjetër i Igli dhe Auron Tares, Agron Tare 3 javë më parë u emërua drejtor i Portit të Durrësit.

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.