Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Identifikohet viktima e dytë nga atentati në Durrës

Është identifikuar viktima e dytë nga atentati në Durrës. Burimet për faxweb.al bëjnë me dije se ka humbur jetën dhe Dorian Shkoza, ndërsa më herët u deklarua i vdekur Anxhelo Avdiaj.

Një ngjarje e rëndë ka në orët e mbrëmjes së sotme në Durrës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se ka pasur të shtëna me armë nga një makinë që ka qenë në lëvizje, në drejtim të dy viktimave në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, që ka sjellë më pas dhe këtë bilanc tragjik.

Mësohet se viktimat kanë qenë duke ecur me këmbë, në momentin që janë qëlluar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një zonë të pandriçuar.

Viktimat bëjnë me dije burime të Faxweb.al Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkoza ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e tjera të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *