Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik që përfundoi me 3 të vdekur ditën e sotme në fshatin Raçë të Gjakovës.
Sipas mediave vendase, njëra nga viktimat është nga Shqipëria. Viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj
Në pamjet e mëposhtëme duket se një mjet tip ‘Ford’ është shkatërruar plotësisht, pasi përplasja ka qenë e fortë.
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa shkak mendohet të jetë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.
(E.H/Faxweb.al)