Ministria Ibrahimaj ka replikuar në foltoren e Kuvendit pas fjalës dhe akuzave të Agron Shehajt në lidhje me portin e Durrësit. Ibrahimaj ka shprehur keqardhje për mënyrën e të shprehurit nga opozita pasi sipas saj publiku mbushet me gënjeshtra.
Ajo gjithashtu ka thënë drejtuar Shehajt se ai duhet ta kuptojë më mirë investimin pasi është biznesmen dhe investitor vetë.
Ibrahimaj: Është për të ardhur keq, si thashë në fjalën time ju e mbushni publikun me gënjeshtra. Në vend të diskutojmë për benefitet ne jemi duke diskutuar koncepte elementare që duhet të jenë shumë të kuptueshme nga ty që je investitor dhe biznesmen.
Unë vazhdoj dhe i qëndroj asaj që thash se ky investitor me emrin Eagle Hills i vendos në shqipëri tani ka bërë investime të tjera në vende të tjera. Është i njëjti investitor që investon në vende të ndryshme. Sa i përket kompanisë Nishmi në fakt është një . Ju i refroheni disa materialeve të mediave të cilat nxjerrin materiale pa i vërtetuar. Në asnjë moment nuk ështëgënjyer për këtë projekt. Fillohet një procedurë që ka vite diskutimi dhe ne e kemi nisur.
Vazhdoni të bëheni qesharak duke mos kuptuar mënyrën si zhvillohen, negociohen të tilla projekte.
Mund të shihni kudo të vërtetën e vërtetoni dhe në QKB, nuk e kuptoj pse hidhni tym në një situatë në vend që të dilni të flisni për të mirën e vendit.