Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

I vuri flamurin kuqezi në Kuvendin e Serbisë, zbardhet biseda e Daçiç me Kamberin: Vutë në dukje Shqipërinë, jo Kosovën

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka krijuar bujë sot pasi vendosi edhe flamurin shqiptar krahas atij të Serbisë në një fjalim të tij. Kryetari i Kuvendit, Ivica Dacic i kërkoi atij që ta largonte.

Kamberi tha që derisa flamuri serb valon në Gracanicë, edhe ai shqiptar duhet të lejohet në Serbi pasi është e drejtë e Kushtetuës që lejon lirinë e shprehjes së identitetit kombëtar.

Ivica Dacic ka folur për medie duke treguar arsyen e largimit të flamurit duke thënë se niveli i tolerancës në Serbi është në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Kështu që do t’ju kërkoja të hiqni flamurin e Shqipërisë, sepse nuk është flamuri i pakicës kombëtare shqiptare në vendin tonë. Nëse nuk e dëshironi atë, atëherë ne me të vërtetë do të bëjmë një pushim”, tha Daçiç, dhe Kemberi u përgjigj se ai e bëri atë në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Flamurit”, stemës dhe himnit, por që “nëse nuk ka kaq shumë tolerance”… ai do të heqë flamurin.

Por sikur të mos mjaftonte shtypja e lirisë së shprehjes, Dacic nuk e la këtë punë të shkonte pa një provokim tjetër.

“Unë jam i kënaqur që ju vëtë në dukje flamurin e Serbisë, që ju nuk punoni aq shpesh, dhe nga ana tjetër, përkundër faktit që ju theksuat flamurin e Shqipërisë, unë duhet të them se është më e lehtë për mua që ju nuk e vëtë në dukje flamurin e Kosovës. se kur flamuri serb të valëvitet në Graçanicë, ai nuk është flamuri i një shteti të huaj, por i këtij shteti të Serbisë”, tha Daçiç.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *