Dy makina janë djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.
Një prej makinave ka qenë në pronësi të avokatit Loren Liço, por përdorej nga nëna e tij Arjana Liço, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.
Mjetet e djegura janë një ”Golf6″ dhe një mjet ”passat”, i cili ka pësuar djegie të pjesshme.
Makinat kanë qenë të parkuara në oborrin e pallatit ku jeton familja Licco, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar dhe momentin e zjarrvënies së mjeteve.
Një person me kapuç dhe i veshur me kostum sportiv i ka hedhur benzinë golfit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post