Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.
Bëhet e ditur se automjeti është një pronësi të Nikollë Prenga, gardian në burgun e Shën Kollit në Lezhë.
Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës.
Si pasojë e flakëve makina është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.
(M.Q/Faxweb.al)